>
LETERSISHQIP

Dheamë

Nëse qielli është hapësira,
deti plotësia,
çfarë janë vallë duart e mia?
Rrugëtim i rrufesë në këtë kënd
që digjet në shkretëtirën e zemrës
... fjalë dinake që shemb
si shpagimi i egër i erës.

Në këtë lidhje kërkoj mes shkrimit,
dritën dhe tempin e zgjimit
dhe ndërtoj diagramën Dheamë
përtej çdo çmimi.
Tjetri

Kjo letër është për mua para gjumit
ilaçi i nënës që kur më shkuli nga djepi
në velin e kafshatës së ftohët
lidhje dhe tretje si qëndisje grepi
e fjalës nënëurte ‘kujdes me shokët!
Vomë re kompozime fjalësh: nënurte dhe më poshtë: miradije, kënddhomë, dhe-amë