>
LETERSISHQIP

Më Duhet Një Gjysëm Ëndrre

Shigjetat e orës së dorës
Tutje i shtyjnë kalimtarët,
në ditë të rrëpirta tiranase.
Shpirtra jo shpirtra që shkojnë...
Bri meje dikush flet me vete.
pa e kuptuar besoj në rrëfimin e tij.
Dikush, prej zhgënjimi të egër,
mbërthen kryqe të reja.
I hedh një gjysëm leku
Dhe blej kryqin tim.
Tani që ta ngre
Më duhet një gjysëm ëndrre,
E paëndërrta ime.