TEKSTESHQIP
Vihuela Fest 2014
Roderika Ukelli triumfoi me “Gjyshi dhe gjyshja”, në festivalin mbarëkombëtar të këngës për fëmijë “Vihuela Fest 2014”, festival ky i organizuar për herë të parë nga shkolla e kitarës “Vihuela”.
Kënga fituese “Gjyshi dhe gjyshja”, me tekst të Aida Barakut dhe me kompozim dhe orkestrim të Armend Rexhepagiqi t doli të jetë fituese me vendim të jurisë në përbërje prej: Naim Gjoshi, kompozitor, Drinor Zymberi , kompozitor, Elbenita Kajtazi , solokëngëtare, Adem Imeri-, kompozitor, Sami Piraj, kritik i muzikës si dhe nga Mexhid Havolli ,poet.
Roderika e emocionuar me fitoren e radhës u shpreh të jetë e lumtur për vlerësimin e dhënë.
“Falenderoj shumë të gjithë ata që punuan në këngën time por më së shumti falënderoj gjyshërit e mj që janë motivi im”, tha fituesja e vendit të parë të këtij festivali, Roderika Ukelli.
Më pas me vend të dytë u shpërblyen tri pjesëmarrëset e kësaj gare: Marsela Kolonja “Do vi me valën”, Lorena Shala “Erdhi maji përsëri” dhe Erëza Hoti “Ëndrrën e gjeta”.
Edhe vendi i tretë u nda poashtu për tri pjesëmarrëse, për: Alisia Xhameta me këngën “Ëndrrën time kam”, Klodiana Ramadani me këngën “Flutura të bardha”, dhe Agon Goqi për këngën “Kënga e zogut”.
Ndërkaq, në konsultim me drejtorin e festivalit, Naser Dula dhe antarëve të jurisë është marrë vendim që të shpërblehen të gjithë këngëtarët pjesëmarrës. Cmimet e tjera që janë ndarë në këtë festival janë si vijojnë:
Çmimi “Vihuela Fest” – Blinera Buzhaku “Shqip këndoj”
Paraqitja më e mirë skenike – Eda & Buna “Breshka kampion”
Debutantja më e mirë e parë- Eanda Nishevci “Sot unë jam kampion”
Debutanti më i mirë i dytë – Diar Rama “Ne jemi shqiponja”
Debutantja më e mirë e tretë- Dua Duli “Çikat e mira”

Çmime speciale:
Vihuela Fest – Edona Ibrahimi “Top modele”
Kompozitori Musa Piperku – Yllka Nikçi “Pavarësia”
Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte- Art Hajredini “Kosovës”
Radio Televizioni i Kosovës – Anika & Alda Berisha “Botës shqip le t’i këndojmë”
Radio Kosova – Amela Buzi “Në hapësirë të fluturojmë”
Pallati i Rinisë- Agnesa Ajeti “Lodrat”
Teksti më i mirë- Gjeraldina Gashi “Libri im”
Shkrimtari për fëmijë Rifat Kukaj- Nderim Sadria “Po rritem”
Komuna e Prishtinës, Drejtorati për Kulture – Ehad Dula “E dua kitarën”
Çmimi i publikut – Ledion & Fiona Sveçla “E dua muzikën”
Në këtë garë të këngës për fëmijë “Vihuela Fest 2014”, ishin pjesëmarrës 22 këngë garuese.
Vihuela Fest 2014 (2014)
  • Vihuela Fest 2014
  • Viti: 2014