TEKSTESHQIP
Festivali I 14-Të Në Rtsh
Festivali i 14-të i Këngës në RTSH u zhvillua në Dhjetor të vitit 1975 në Tiranë. Moren pjesë 24 këngë, 12 natën e parë e 12 natën e dytë. Ne finale dolën 12 këngë. Kënga fituese "Buka e duarve tona" kompozuar nga Kujtim Laro, me tekst të Xhevahir Spahiut, kënduar nga Ema Qazimi (qe e ka fitoren e trete) dhe Alida Hisku (qe e ka fitoren e dyte). Në këtë festival fillojnë karrierën e tyre këngëtaret Luan Zhegu, Eduard Jubani, Fatma Zyberi. Kthehet në skenën e festivalit Vaçe Zela, mbas mungesës në Festivalin e 13-të. U dallua për melodinë e tekstin e saj kënga "Shokët" që mori çmim të dytë, interpretuar bukur nga Vaçe Zela dhe Luan Zhegu. Akoma nuk ka ndonjë këngë për dashurinë midis të rinjve. Edhe kënga "Shoqja ime", që mori çmim të dytë e që ka ndër vargje: "ndaj të dua dhe më shumë", e shkruar për dashurinë, nuk u lejua të kuptohej kështu e u këndua nga dy këngëtare vajza dhe kuptimi i doli për "dashurinë" midis shoqeve. Per këngën "Dasëm në fshat", natën e parë nga prezantuesit u tha "teksti Ismail Kadare", natën finale u tha "sipas një poezie të Ismail Kadaresë". Duke filluar nga ky festival janë mbajtur shënim edhe autorët e teksteve.

Kënga fituese u shpall “Buka e duarve tona”, muzika Kujtim Laro, teksti Xhevahir Spahiu, kenduar nga Alida Hisku dhe Ema Qazimi.

Cmimi i dyte:
"Shoket", muzika Shaqir Kodra, teksti Betim Muço, kenduar nga Vaçe Zela dhe Luan Zhegu.
"Shoqja ime", muzika Agim Krajka, teksti Perparim Xhixha, kenduar nga Liliana Kondakçi dhe Vera Dervishi.

Cmimi i trete:
"Si lule ne bjeshke", muzika Naim Gjoshi, teksti Pandeli Koçi, kenduar nga Shpresa Spaho dhe Valdete Hoxha.
"Dasem ne fshat", muzika Agron Xhunga, teksti Ismail Kadare, kenduar nga Alida Hisku dhe Violeta Zefi.
"Dashuria me e madhe", muzika Agim Prodani, teksti Fatmir Gjata, kenduar nga Ema Qazimi dhe Lindita Sota.
Festivali I 14-Të Në Rtsh (Tekste & Video)
Festivali I 14-Të Në Rtsh (1975)
  • Festivali I 14-Të Në Rtsh
  • Viti: 1975
  • 25/12/1975 - 27/12/1975
  • Teatri I Operas Dhe Baletit, Tirane
  • Prezantuesit: Rezarta Malaj & Kastriot Caushi
  • TV: Tvsh
  • Radio: Radio Tirana