>
LETERSISHQIP

Ne Funeralin Tim

U vesha me të zeza hodha shaminë mbi krye
u nisa me hapa drejt funeralit tim
nga e zeza dhe drita e diellit u thye
vendosa nje trëndafil tek emri im.

Përkëdhela foton e vjetër që kishin vënë
gishtat prekën sipërfaqen e lëmuar
Në gjithë atë mermer vend pak kisha nxënë
pak metra nën dhe isha shuar.

Askush nuk me pa ne funeralin tim
tradhëtaret, mashtruesit po qanin me lot
Të më donin pas vdekjes kishin guxim
sa e mirë isha bërë kur ika nga ajo botë.

Ata vuajtën sa për sy e faqe
më lavdëruan për atë cka nuk dija
Treguan sa shumë dhuroja paqe
sa fort më kishte pushtuar zgjuarsia.

Në funeralin tim të gjithë me lavderuan
përmendën gjëra që i kishin harruar
Atë ditë pas vdekjes për mua u kujtuan
për mua që në jetë më kishin lënduar.

Në funeralin tim qava dhe unë
kisha jetuar vetëm për të tjerët
Nëse do jetoja prapë do të doja më shumë
në këtë botë të madhe njerzish, të mjerët.

Më shumë nga Flogerta Krypi