>
BIOSHQIP

(1304-1374)

Biografia
Françesko Petrarka është një ndër figurat kryesore të Rilindjes evropiane. Në shekujt e humanizmit evropian ai u njoh si një latinist i mrekullueshëm, autor librash, traktatesh e vëllimesh mjaft te çmuara për kohen, për te cilat punoi me seriozitet me te madh. Studiuesit pohojnë se Petrarka mendonte qe lavdinë tek pasardhësit do t'ia siguronin veprat e tij të shumta ne latinisht, te cilat përmbajnë boshtin e ideve te tij humaniste dhe qe përbejnë me tepër se kater te pestat e krijimtarisë se tij te shumanshme, qofte ne proze, qofte ne poezi. Por u vërtetua e kundërta : Petrarka përmendet edhe sot nga pasardhësit për vëllimin me poezi ne italisht te titulluar "Frafmente ne gjuhen vulgare", titull qe botuesit e mëvonshëm e ndërruan ne "Kanconiere", qe ne shqip do te thotë "Libër i Këngëve".