>
BIOSHQIP

Frederik Ndoci: Nuk Jam Menaxher I Lek Plepit

09-12-2012
Para disa ditësh, nëpër Facebook mund të gjeje gjithandej një lajm me titull: 'Frederik Ndoci, menaxher i Lek Plepit'. Të kuriozuar pa masë mbi vërtetësinë e këtij lajmi, ne kontaktuam me kantautorin e dashur të skenave shqiptare, i cili na tha se me Lekën i kishte rënë rasti të njihej gjatë këtij viti, pas një ftese që ky i fundit i kishte bërë për bashkëpunim.

Në një takim të zhvilluar, gjatë të cilit Ndoci i kishte refuzuar pjesëmarrjen në këngë Lekës, i kishte propozuar atij diçka mbi përmbajtjen e këngës, tematikën që ajo do të trajtonte. Siç duket, Leka, pas kësaj këshille të Frederikut, ka vendosur që ta quajë producent të këngës dhe klipit të tij, krijuesin e hitit "Sytë e tu".

Sipas Frederikut, Leka ka vlerë po aq sa këngëtaret që zhvishen, të cilat tregu shqiptar i prodhon në masë, ndoshta edhe më shumë.
(Bluetooth)

Frederik Ndoci: Nuk Jam Menaxher I Lek Plepit