TEKSTESHQIP

Frederik Ndoci
Zonja Shkoder
Lyrics

Zonja Shkoder
Nji kange du me ta kendu
Kaq larg nga ti
Shume me ke mungu.

Na ikem, te braktisem,
udhe te mbare pa na beku,
ti qan atje per ne,
per ty na qajme ketu.

Kjo kange vaji,
qe te kushtohet ty,
le ta shuj' pak mallin
e times rini.

Ah, e di se kurre
S' me tret jo dheu i huj
Po te lutem loce
Nji vorr n'dhe tand ma ruj.

Liqenit t' Shkodres,
ketu nane, si k'nojme
Rozafatin tone,
ne k'tu, nuk e shikojme.

Mbi rrugicat tuja
Tani ma nuk vrapojme,
Rinia jone..
Aty si ta harrojme.

Na mungon balta jote, gazi pa kufi,
karajfilat e tu, plot hijeshi
nje syzeze e heshtur, perkarshi
ai cift pellumbash, qe sillen n' ajri.

Dielli kur del, mbi maje t' Sheldise
Vajit t'permallshem, bylbyli tek ja nis
Jargavanat e tu, bukuri e rralle
Ah, ma gjen nje burre ta duroje k'te mall.

Shkodra e Zonjes,
plot halle sot po fsheh
Thone thinjet Taraboshi,
Cukali thojn' ka re.

Zemra ime e ngrime,
kendon ktu „Lulebore"
shoket qe m' rrethojne
buz'qeshin me zor.

Ah, ketu larg nga ti,
askush s'u ba poet
ne gjunje, i perlotun
s'bahet kerrkush mbret.

Per shkodranet larg
ma e hillet pleqnia,
tek veshi ushton:
„Vllazniaaa!"

Na mungon balta jote, gazi pa kufi,
karajfilat e tu, plot hijeshi
nje syzeze e heshtur, perkarshi
ai cift pellumbash, qe sillen n' ajri.

Dielli kur del, mbi maje t' Sheldise
Vajit t'permallshem, bylbyli tek ja nis
Jargavanat e tu, bukuri e rralle
Ah, ma gjen nje burre ta duroje k'te mall.