TEKSTESHQIP

Frederik Ndoci & Anita Bitri
Shikomë Në Sy
Lyrics

Rrahjet e zemrës dëgjoj ngadalë,
kokën mbi sup e mbështes tek ti.

Por ja kjo rruga jonë
nuk na sheh më bashkë, ka kohë
por kjo emrin ndarje s’e ka jo, jo.

Se ne e ndjejmë çdo ditë
mban me vete këngë dhe mall.
Ja në rrugën tonë tani
vetëm s’jam.

Ref.Hapat më pranë
po t’i ndjej si atëherë
dhe zemra fort
më rreh me emocion.
E lehtë një fjalë
në buzë si lule çel
u drodh një gjeth
dhe ra në gji të tokës.

Shikomë në sy
dhe më thuaj ato fjalë
që nga ti pres,
kam kaq netë larg të flas
pranë të kam
tek më sheh buzagaz.

Rrahjet e zemrës dëgjoj ngadalë.