>
LETERSISHQIP

Kthehuni

Pyesin malet, lut vatani
Ku ka tretë karvan i gjatë
Kur do kthehen mërgimtarët
Iu bëjë lutje si për gjak,
Kthehuni nga keni vajtur
Për hir t ‘mallit të pa shuar
Për hir t ‘plakut të vetmuar
Konakut e oxhakut që nuk tymon,
Për Nënëloken që më mund na rriti
E zemra lot e gjak i pikon,
Për vëllain më krah të thyer
E motrën që sytë s’i terën së qari
Kthehuni se na përcëlloi malli
Se po vdesim për së gjalli.
Kthehuni pash Besën e Madhe
Kishë, Xhami, e Flamur t ‘Shqiptarit
Pranë t’i rijmë varri t ’Dëshmorit
Që jetën s’kurseu, plumb i dha kraharorit
E të shtrenjtën Liri na e solli.
Kthehuni bre burra për inat të shkaut
Pranë vatrës të bashkohemi tok edhe njëherë
E ti themi Serbianit, këtu jemi Ne
Më flakë të barotit të presim përherë.
Kthehuni se edhe gjuhën filluam ta harrojmë
As fëmija nuk na flasin në gjuhën amtare
Mësuan gjuhë zakone të huaja
Se kështu po na humbët fara.
At Gjergj Fishta do na qortoj
E mëmëdheu do na mallkoj
Kthehuni së buka nuk hahet me gjak
Në Dhe të huaj s’kemi bajrak.

Gëzim Geci
2008