>
LETERSISHQIP

Shi Prilli

Ajo rrudhte krahёt, thoshte nuk dua t’ia di,
pse ky shi qё bie mё ҫon mendjen tek ti…!

Ka kohё qё po resh mbi trupin e saj të trazuar
etjen e moshёs sё njomё mallshëm pёr ta shuar,
shi qё grishte me mall ёndjen e puthjes sё parё
me gjakun valё qё fton mёkatin nёpёr damarë

Edhe atё ditё prilli gjersa furishёm binte shi,
ajo rrudhte krahёt e mё thoshte s'dua t’ia di,
pёr fjalёt e njerëzve, pёr sytё plot zili,
pёr vetёtimat e kohёs, pёr asnjё stuhi

Atё ditё nё shi prilli me etjen tunduese nё gji,
në shpirtin e saj bubullonte njё tjetёr magji,
me klithjen e ndrojtur tё moshёs sё njomё
e pagëzuam vjedhurazi dashurinë tonë!