>
BIOSHQIP

Gazmend Rama (Gazi), Edhe Mjeshtër I Folkut

03-12-2013
Ka një zë fantastik dhe të pakrahasueshëm e ku është ai muzika nis dhe nuk ndalet pasi zëri i tij është i fuqishëm. Është fjala për artistit Gazmend Rama që të gjithë e njohin si Gazi i cili ka vite që jeton në Zvicër por prania e tij është kudo ku ka festa dhe shqiptarë. Ia thotë bukur muzikën që të gjithë shqiptarët e duan dhe e kërcejnë asaj argëtuese, dhe është një nga këngëtarët më të kërkuar sidomos në dasmat shqiptare. Ne mësojmë se Gazi ia thotë bukur edhe muzikës së folkut shqiptar sic e shihni edhe në këtë foto përkrah këngëtarit Mahmut Ferati ai ka qenë në një program ku është kënduar bukur muzika e pastër burimore shqiptare, ajo folk, ndërsa me të duket edhe prania e artistit Isuf Berisha që të gjithë e njohin si një veteran folkut nga Peja. Ne mësojmë se dy artistët Gazi dhe Isufi kanë kënduar në programin e vitit të ri një këngë të bukur me titull “Bashkojmë trojet”, këngë që është regjistruar në Tiranë dhe do të jete në DVD-të festive të Vitit të Ri.Gazi është nga qyteti i bukur i Pejës, por duke jetuar në Diasporë ai shihet më tepër i angazhuar andej, por nuk e harron të vizitojë dhe të jetë i ftuar në shumë koncerte edhe në origjinën e tij. Është gjithashtu një nga këngëtarët me një agjendë shumë të ngjeshur sidomos kur i referohet dasmave shqiptare ku shumë të rinj që martohen dhe duan ta kenë atë në dasëm e tyre.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Gazmend Rama (Gazi), Edhe Mjeshtër I Folkut