>
BIOSHQIP
Biografia
Përveç shkollës së muzikës dhe këngës, Genci nuk mund t’i lë pas edhe mësimet. Qysh kur ishte i vogël Genc Ajeti u inkuadrua në muzikë. Fillimisht në muzikën për fëmijë ku edhe ishte pjesë e disa festivaleve qysh në moshën gjashtë vjeçare. Është e njohur sidomos kënga e Gencit “BABI IM” që ishte shumë e pëlqyer nga publiku. Pasi ka filluar karrierën që në moshën gjashtë vjeçare, ku ishte edhe anëtar i korit të fëmijëve në Shkollën e Muzikës në Gjilan, poashtu ai vazhdon me sukses të sjell këngë të reja për fëmijë. Genci është nxënës i klasës së pestë në Shkollën e Muzikës në Gjilan, përderisa luan shumë mirë në instrumentin e pianos. Përveç aktiviteteve të shumta si këngëtar ai ka marrë pjesë edhe në shumë festivale, ku është shpërblyer me çmime të ndryshme. Ai ka lindur dhe jeton në Gjilan me familjen e tij prindërit dhe motrën. I lindur nga një familje artdashëse dhe i rritur me muzikën si një djalosh shumë i suksesshëm dhe i dashur për publikun.
KATEGORI: