>
LETERSISHQIP

Kenge Per Ty

Dita lind jo si perhere
nata vjen, yjet s’shkelqejne
ja ate shoh ty dhe nje here
fytyre ngrysur tek kalon

kush ka faj te lutem thuaj?
as une as ti, jo asnjeri
sa me do e sa te dua
nuk I dhame shume rendesi

e perbuzem dashurine
ndaj ajo po hakmerret
perqafuam tragjedine
e ardhmja ngelet thjesht sketerre

gjethet vyshken ne pranvere
dielli fshihet, sdo rrezatoje
akoma ndjej si ngahere
kur une te doja, ti me doje

i kujtoj sot ata sy
ate shikim te perqendruar
ketu jam une, ku je ti
lumturia ime e perenduar

me mirekuptim ne u ndame
rrije heshtur, ashtu si une
ate qe ndjenim nuk e thame
ti je dashuria, te dua shume

kerkojme lumturine kuturu
me kot lodhemi qe e kerkojme
e kam kuptuar, po ti ashtu
jane zemra tona qe dashurojne

sado qe ne te arratisemi
duke lundruar mbi oqeane
aty ku e lame zemrat e nisin
ate qe ne dikur e lame.

DËRGOI: