>
LETERSISHQIP

Nje Dite, Nje Nate

Nje dite e nje nate, dhe une do jem me ty
me duken kaq te gjata me duket perjetsi
nje perjetsi me ty me duket nje ore
bashke te dy, nje zemer formojme

harroj te te flas, nuk me duhet zeri
nga perqafimi jone, behemi nje i teri
vijne puthjet me pas, perkedheljet plot mall
si dy te dashuruar, ne takimin e pare

ne sy do veshtrojme, ashtu te heshtur rrime
na ndan lumturia, shikojme ne sy dashurine
se fjala ska vend, kur takohem me ty
shnderrohet ne puthje, zjarr e dashuri

se dy ndjenja shkrihen, kane nje motiv
te jene si shpirti lire diku ne hapsire
nje dite e nje nate, shpirti po me dhemb
mezi po pres momentin te jem ne krahun tend

me prit ti zemer, me prit o shpirt
me prit o hene, o diell o drit
e shkurtur koha, per ne e gjate
largesia mes nesh eshte nje dite e nje nate.