>
LETERSISHQIP

Flas

Unë flas për zogjë që fluturojnë
në qiell e ju nuk i shikoni,
Që këndojnë çdo ditë
e ju nuk arrini t'i dëgjoni,
Që janë qenie të rralla
por ju nuk i kuptoni,
Është bukuri e fshehur,
Ndaj, më besoni!

Unë flas për hije që me ne
jetojnë në çdo moment,
Që ecin të heshtura
si pa udhëzues, dirigjent,
Që mallkojnë nën zë
ajrin si element,
E nëse ua shet shpirtin
të ngrejnë monument.

Flas për ide të reja që festojnë
triumfin mbi idealet patriotike,
Që kërkojnë të ngrihen drejt
qiellit si mendime profetike,
Që mbi të vjetrën ecin e shkelin
me hapa të pamatur llogjike,
E para të gjithëve të bëjnë
të shohësh një "vete magjike".

Besoj se tani e kuptoni
për çfarë unë rri e flas,
Përse mendoj ditë e natë
e nën zë fortë bërtas,
Medoemos duhet ta bëj
se në të kundërt pëllcas,
Dergjem përtokë i humbur
e në mendje veten e vras.