TEKSTESHQIP

Gëzim Çela & Mimoza Dhamo
Mes Dashurive
Lyrics

Mbaj në dorë fotografinë
I menduar rri
Të shikoj e s'më vjen gjumë
Unë bisedoj me ty

Me ngadalë të puth pa reshtur
Të dua të them!
Por ti më vështron e heshtur
Përgjigje s'më kthen

Por fotografia,jo nuk flet o djalë
Se vjen vetë dashuria
Si deti me valë

Dhe mos e ndal ti sot gëzimin
Le të bëhet det.
Se ky qiell lumturie
Veç ne na përket

Si dy zogj që fluturojnë
Në mes dashurive
Njëri tjetrin e kërkojnë
Si yje që vezullojnë
Në mes kaltërsive
Pranë e pranë sot qëndrojnë

(2 herë)
Si ylber shpalos atdheun
Mijëra rrugë që na bashkojnë
Të gjitha stinët ne na nderojnë

(2 herë)
Koha jonë e rrallë
Çel për ne ngahera
Në një vit 4 pranvera

(Përsëritet nga fillimi)

Porsi lulet ne dhe ëndrrat
Çelim,lulëzojmë
Dhe jetën tonë e zbukurojmë

DËRGOI: