>
BIOSHQIP

Reperi Drake “Kërcen” Me Këngën E Gjikos “Si Me Def”!

26-10-2015
Reperi Drake së fundmi ka publikuar edhe këngën “Hot line bling”, e cila me të publikuar është vërshuar nga komentet e ndryshme në drejtim të vallëzimi të reperit.

Pas kësaj kanë filluar të publikohen edhe shumë video qesharake me vallëzimin e reperit. Një e tillë është realizuar së fundmi me këngën e reperit kosovar, Gjikos “Si me def”, raporton Indeksonline.

Nga shikimi i parë duket sikur Drake më të vërtetë është duke kërcyer me ‘Si me def’, por faktikisht është vetëm një sinkronizim i kësaj kënge me lëvizjet e reperit amerikan.
(Indeksonline)