>
BIOSHQIP

Gjiko Kompleton Mixtape-In “667”

19-11-2013
Reperi shumë i talentuar shqiptar, Gjiko, ka kompletuar mixtape të tij me këngën “Trëndelinë”. Reperi i ri nga Peja e publikon këngën “Trëndelinë” në përmbyllje të mixtape të tij "667", ku përfshihen disa këngë që adhuruesit e hip hopit tashmë i kanë dëgjuar. Një prej krijuesve të hitit “Psikopat” ka zbuluar për Telegrafin ekskluzivisht projektin e radhës, për të cilin kemi raportuar kohë më parë. “Kënga është punuar në RedBox entertainment, është përfundimi i mixtape. I falënderoj të gjithë përkrahësit e mi për mbështetjen. Por, unë nuk e kam në plan të ndalem”. “Shumë shpejt do të publikohet kënga në bashkëpunim me Elinel dhe Nuke”, theksoi Gjiko për Telegrafin. Ai zbuloi se është duke punuar në albumin e ri, datën e lansimit të së cilit nuk e zbuloi, por se beson se do të sjellë një frymë të re në skenën e hip hopit shqiptar. Telegrafi ka mësuar se Gjiko dhe reperi ikonik që e la muzikën kohë më parë, Ledri, kanë qëndruar shpesh së bashku kohëve të fundit. Gjiko as nuk e mohoi, e as nuk e pohoi faktin se Ledri mund të jetë një prej bashkpuntorëve të tij të radhës. “Ledrin e kam shok të mirë, rrijmë ndonjëherë, kjo është e tëra”, përfundoi ai. Gjiko është një prej reperëve më të talentuar në vendin tonë. Si një lyricist fantastik, Gjiko posedon aftësi me të cilat një ditë mund edhe ta pushtojë skenën e hip hopit, e cila vazhdimisht është duke ndryshuar.
(Telegrafi)

Gjiko Kompleton Mixtape-In “667”