>
LETERSISHQIP

Pasthenia E Mesharit Te Gjon Buzukut (1555)

U Donih Gjoni, biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumë herë se gluha jonëh nukë kish gjaa të endigluom(3) ensëh shkruomit shenjtë(4), ensëh dashunit(5) sëh botësë sanëh(6), desha me u fëdigunëh(7) për saa mujtah meh ditunëh, meh zdritunë pak mendetë e atyneh qi t'eh endiglonjinëh, për seh ata tëh mundëh mernëh(8) saa hi naltë e hi mujtunë(9) e hi përmishëriershim(10) anshtë Zotynë atyneh qi tah duonë em gjithëh zemërë. U lus enbas sodi maa shpesh të vinih em kishëh, përseh ju kini meh
gjegjunë(11) ordhëninë e Tinëzot. E atëh nëh enbaroshi(12), Zotynëh tëh ketëh mishërierenbii juu, e atah qi u munduonëh dierie tash maa mos u mondonjënëh.E ju t'ini tëh
zgjiedhunitë e Tinëh Zot, e përherë Zotynë kaa meh klenëh me juu: ju tueh endiekunë tëh dërejtënë e tueh lanë tëh shtrenbënë; e këta(13) ju tueh baam, Zotynë ka me shtuom ndër juu, se tëh korëtë tajh(14) tëh englatetëh(15) dierie ensëh vjelash, e të vjelëtë dierie ensë
enbiellash.

E u' maa due tëh enbaronj vepërënë teme, Tinë Zot tueh përqyem. Endëh vjetët MDLIV njëhzet dit endëh mars zuna enfiill e enbarova endëh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit.
E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem(16), u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih qi tëh jetë maa hi ditëshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjëh(17) endë e mirë. Përseh nukë çuditëm seh në paça fëjyem, këjo tueh klenëh maa e para vepërë e fort e fështirëh për tëh vepëruom enbëh gluhët tanëh. Përseh mund mund e qëllonjinë(18), se fajh të mos banjinë; përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u' tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh të dyy anët mëh duhë meh shërbyem. E tash u jam enfalëh gjithëveh, e lutëni Tinëh Zonëh endeh për muoh.

Shënim :

"Pasthënia ..." është nxjerrë nga fotokopja e origjinalit, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë.
Origjinali gjindet në bibliotekën e Vatikanit, Romë, me këtë shënim katalogu : R.G. Liturgia III, 194.
Kjo pasthënie është i vetmi dokument (deri me tani) që na mëson se kush qe autori i librit dhe kur
u përkthye e u botue ky libër.

Sqarime :

( 1) Bdek, Benedekt.
( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellë në mend.
( 3) Të endigloum, që kupton.
( 4) Ensëh shkruomit shenjtë, prej shkrimit të shenjtë, prej librave fetarë,
( 5) Ensë dashunit, prej dashurisë.
( 6) Botësë sanëh, gjindjes, popullit tonë.
( 7) Me u fëdigunëh, me u mundue, lodhë.
( 8) Tëh mundëh mernëh, të mund të marrin me mend, të marrin vesh.
( 9) Hi mujtunë, i fuqishëm.
(10) Hi përmishëriershim, fort i mëshirueshëm.
(11) Meh gjegjunë, me gëgjue.
(12) E atëh nëh enbaroshi, e taë punë në e bëfshi, e në veprofshi kështu.
(13) Këta, këtë, këtë gjë.
(14) Tajh, tuaj.
(15) Tëh englatetëh, të zgjatet.
(16) Fëjyem, gabuar.
(17) Tah trajtonjëh, ta ndreqë.Tueh klenëh etj.:kuptohet që kjo është e para vepër që përkthen Buzuku;
mund të nënkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetër vepër të përkthyer para tij.
(18) Nukë mund e qëllonjinë etj., nuk mund t'ia qëllonin aq mirë punës sa të mos bënin gabim.