>
BIOSHQIP
Biografia
Gjurmët janë grup kosovar i muzikës rock. Grupi është formuar në vitin 1981 ne Prishtinë dhe ka qenë aktiv deri në vitin 1988. Grupi kishte pesë anëtarë. Vokalisti i grupit ishte Migjen Kelmendi, tani gazetar dhe publicist i njohur. Grupi Lindja e ka vazhduar më pas traditën e Gjurmëve nëpërmjet këndimit të këngëve të tyre.

Anëtarët e Grupit Gjurmët kan qenë:
• Migjen Kelmendi, voc, git
• Tomorr Kurshumliu, voc, bas
• Bekim Dyla, git
• Petrit Riza, drum
• Armando Gjini, keys
• Gazmend Hazbati, git

Në vitin 1984, Gjurmet publikojnë albumin "Gjurmët".

Në vitin 1988, Gjurmët publikojnë albumin "Gjurmet 1982-1988".

Në vitin 2002, Gjurmët publikojnë albumin "Lp", një përmbledhje e këngëve të tyre me incizim të lartë dhe shkrime retrospektive të Kelmendit për kohën e funksionimit të grupit.

Në fund të vitit 2015, ata patën një rikthim tjetër të madh si grup, me një gala-mbrëmje të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Më datë 28 Dhjetor 2015, Mc Kresha publikojnë videoklipin "Era", në bashkëpunim me Gjurmët. Me këtë këngë, Mc Kresha u paraqit në këto festivale: Netët E Klipit Shqiptar 15 (2016), Top Music Awards 2016 (2016).

Më datë 12 Qershor 2019, në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, grupi “Gjurmët” ka mbajtur koncert në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Pas 31 vitesh ata janë rikthyer në skenë, me këngët që tashmë kanë zënë hapësirë në kujtesën e secilit dhe një numër i madh i njerëzve u u argëtuan nën ritmet e grupit “Gjurmët”. Përndryshe, të gjitha të hollat qe mblidhen nga ky koncert shkojnë për nder të 70-vjetorit të Shkollës së Muzikës, “Prenk Jakova”.