>
LETERSISHQIP

Lutja Shqip Ne Mergim

Nënë të lutem shumë
në shtëpi shqip dua
të flasish me mua
edhe pse në mërgim
jam lindur
unë jam gjak
shqiptari
a mos ke
harruar?
dua ne shkollë
shqipe të shkoj
historin etnis të
mësoj
do dëshmoj gjenin e
gjakut nga vij
shkronjat e
Manastirit ruaj në gji
të qëndisë të
shenjten SHQIPERI
pastër dua shqip të
flasë
me shoqe shqip të
lozë e bërtas
Tokës sime t`i bëjë
vizitë
n`prehër të
gjysheve kërkoj rritë
s`dua të mbetem si
hutini
në ket Dhe të
huaj...O Nënë
po se fola gjuhen e
mëmës
do më marrin nëpër
këmbë!
M`përkëdhel Nënë,me
shqipen prore
për jetë të
jetës,ti ngel fajtore...!