TEKSTESHQIP

Haxhi Dauti
E Njejte Mbetet Itaka
Lyrics

Eshte nje vend qe dua
i bukur si trishtim
nje gje tjeter eshte ai
eshte vendi im

Cdo gje mora me vete
ate dite qe u largova
vec zemren e plagosur e harrova
Tani qe kam kaq mall
i permalluar per SHQIPERINE
se dhe deti ka frike se mbytet
atje ne mallengjim.

Ref

Se shekujt ikin e vine
e njejte mbetet Itaka
atdheu kur ndodhet larg
si gjaku te jete plaga.

Eshte nje vend qe e dua
i bukur si nje lot
nje gje tjeter eshte ai
tjeter toke.

Varferi e lypsar
me e madhja pasuri
pak urrejtje dhe shume dashuri

Eshte ai vend
qe na perze
dhe pastaj na perqafon
eshte atje nje gje tjeter
eshte atje
SHQIPERIA JONE.