>
LETERSISHQIP

Homeri

Sot fillon stina e vjeshtës...

Meqë filluan të këputen gjethet
dhe mua plakut
filluan të më këputen mendimet
do të desha të flas njëherë..
Në vjeshtë - për vjeshtën...

Nuk vazhdohet më tej...

Po më braktisin njëra pas tjetrës
ashtu si botën
vegimet madhështore të Gjenezës
metaforat..simbolet.. alegoritë..
duke me thene..
"- Mjaft na ke torturuar ne
per ti falur kësaj bote të mjerë
Arsyetimet e Drejta dhe sekretet e Perëndive..."

Po kthehen në Greqi tek Jeta e bukur
dhe po më lenë mua
me vdekjen ne Trojë..

Prandaj po u shkoj dhe unë nga pas
te shoh më në fund një ditë të bardhë
duke e mbyllur perfundisht këtë Epos
me arsyen klasike për të gjetur pak Lumturi..
sepse Lumturia ishte shkaku sublim
dhe për fillimin e tij.

Por kam frikë..
se kritikët modernë të së ardhmes..
deri tek të cilët
vjeshta mund të arrijë si skëterrë e perjetshme
fjalët e mia ..Per vjeshtën - në vjeshtë,
mund tia ngjisin
ndonjë kapitulli të "Iliadës" ose të "Odisesë"
dhe kështu..
si për tu shëmbëllyer më shumë
Perëndive që më lindën..
më mirë po hesht...