TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Mos M'iu Turr Sulltan Flamurit
Lyrics

Hejjjj
Ka ra teli prej Stambolle,
Kujt po i digjet ni kasolle?
Heu kujt po i digjet ni kasolle?

Ka ra pushka n'krah të malit,
Heu u skuq bora me gjak t'djalit,
Heu u skuq bora me gjak t'djalit.

E n'flakë t'barotit rreh çerpikët,
Djep prej drunit rrit kreshnikët.
Mos ja prej ballin kreshnikut,
Se t'pret gryka e Kaçanikut!

Ja msyn Vokshi e se lshoj trollin,
Për Kosovë ta djeg Stambollin!
Shumë me trima kam n'mjedis,
Për liri djeg shtat dhe lis!

Mos m'iu turr sulltan flamurit,
Se kam dalë nga zemra e gurit!
(3x)

Heeejjj
Mori flakë e ik sulltani,
Heu ç'është kjo rrke që vjen varg mali?
Heu ç'është kjo rrke që vjen varg mali?
Çoni fjalë ati komite:
"Heu kam me t'djegë me rob e fmi,
Heu kam me t'djegë me rob e fmi.
Eu larg në bjeshkt e retë e bardha,
Ti kam ngrehë me mijra çadra."
Mos ja prek ballin kreshnikut,
Se t'pret gryka e Kaçanikut!

Ja msyn Vokshi e se lshoj trollin,
Për Kosovë ta djeg Stambollin!
Shumë me trima kam n'mjedis,
Për liri djeg shtat dhe lis!

Mos m'iu turr sulltan flamurit,
Se kam dalë nga zemra e gurit!
(3x)

DËRGOI: