TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Faik Jashari
Lyrics

Se ç'na vinte ngrysur Marsi i 98
zjarr e ngrica bashk mu në palcë të jetës
nëpër skuta të territ nata e shtynte ditën
armiku i pabesë e kurdiste pritën
5,6,7 7 e 70
burri që është burrë
e ka sall një jetë
si n'legjenda të moçme
tri ditë e tri netë
me gjakun e vetë
aj po i shkruan epopetë

ref...
Qielli i dimrit vonë
retë seç i zbrazi
tundet bjeshkë e male
por nuk bie Prekazi
se pranë komandantit
është një burrë kreshnik
është Faik Jashari
që i thot vdekjes ik

Prekazi po digjet
por nuk fiket votra
po i la bashk pas vetes
vëllezër edhe motra
deri në ag lirie
lufta jo nuk ndalet
gjysh bab e birë
ndezur idealet
Marsi i 98
Se ç'na vinte ngrysur
nata e robris
merrte të përmbysur
era ledhatare
bashk se çna nuris
nkrah me komandantin
n'sheshin e lavdis

ref...
Qielli i dimrit vonë
retë seç i zbrazi
tundet bjeshkë e male
por nuk bie Prekazi
se pranë komandantit
është një burrë kreshnik
është Faik Jashari
që i thot vdekjes ik

Plumba e flakë përzihen
flakë e tym e mjegull
kur mbaron baruti
kockat i bëjmë hekur
hej baba Tahiri
mos ma ngris sot ballin
se jam krah për krah me Adem Jasharin 2x

DËRGOI: