TEKSTESHQIP

Iliret
Treni I Fundit
Lyrics

Shikoj trenin si shpejton,
Treni fundit nuk frenoj,
Mbeta vetëm në peron,
Un' i gjor',
Sa më larg,
O sa më larg,
O sa më larg treni shpejton,
Mbeta vetëm në peron,
Un' i gjor'.

Fati mjer' shpinën ma kthen,
Shpresa e fundit qe aj tren,
Treni humbi në err'sir',
Më se shoh,
O im Zot,
O im Zot,
O im Zot, ti më ndihmo!
Rrugën t'kthehem në shtëpi,
Ti ma trego!

Un' jam rrezja e vet'mis',
Qindra mila larg shtëpis',
Zërin tim kush se dëgjon,
Se dëgjon,
O im Zot,
O im Zot,
O im Zot, ti më ndihmo!
Rrugën t'kthehem në shtëpi,
Ti ma trego!

DËRGOI: