>
LETERSISHQIP

Të Pangopurit

Ëndërrën time po e dëshironi!?
A nuk dini të ëndërroni!?
Po ua fali,
por nuk ju duhet gjë.

Ndjenjat e mia po i dëshironi!?
A nuk dini të ndjeni!?
Po ua fali,
por nuk ju duhen gjë.

Të pamurit tim po e dëshironi!?
Po ju po shihni!?
Po u'a fali,
por nuk ju duhet gjë.

Ua fala të gjitha,
e di se nuk ju duhen asgjë.

Po eci,
i verbër dhe pa ndjenja,
Madje edhe ëndërrën ua dhashë.
Sa mirë po ndjehem,
Arrita të plotosoj dëshira.

Po eci,
I gjeta të gjitha të hudhura në rrugë!?
I mora!
Athua, pse i morën!?
A ju duheshin gjë?
Apo, vetëm nga ligësia e shpirtit.