>
LETERSISHQIP

Një Lule (8 Marsi)

Një lule,
qante në një kopsht,
kishte mbetur e vetmuar,
ajo kishte lulëzuar,
afër i qëndronte një fëmi,
mendonte kujt me ia dhuruar,
lulën e tij.

Qielli u ngrys,
shiu binte pa ndal,
a ka kush lotët tua ndal.

Lulja filloi të vyshkej,
në dorën e jetimit të ngratë,
e lagur,
me lotët e tij duke qajtë.

Lulja e tharë,
mbeti në dorën e tij,
dhuratë e pa dhuruar,
për nënën e tij.