>
LETERSISHQIP

Autizmi

E mbylla vetën,
e mbylla edhe fjalën e lirë,
vetën dhe fjalën,
i prangosa me zingjirë.
Autizmi,
qenka semundje ngjitëse,
nuk e trashigova,
por me fjalë të lira,
shumë u lëndova.

Fjalën e lirë,
e lidha me zingjirë.

Mos kërkoni nga unë të flas,
nuk e bëj,
as për më të madhin shkas.