>
LETERSISHQIP

Letra E Grisur

Tekst i shkruar,
në letrën e grisur,
me laps pa ngjyrë.

Këng pa nota,
me muzikë pa melodi.

Ceremonial mortor,
me kufomë të gjallë.

Dasëm pa nuse,
me shumë dasmor.

Këmishë e veshur,
në trupin e vdekur që merrë frymë.

Ushqim plot,
por, shija i mungon.

Lule të bukura,
por po kundërmojnë.

Kanarina të bukura,
por, spo din të këndojnë.

Sytë me ngjyrë të bukur,
po shohin pa ngjyra.

Kuptimi i bukur i jetës,
humbi në pagjeturi,
atë e more,
e humbe ti.