>
LETERSISHQIP

Ngritem Nga Varri

E vdekur,
E gjallë,
Do kaloj shtatë qiejt,
fëmiut do t'i hjeki mallë.

E vdekur,
nënë jam,
bebën time,
me ëndërra do ta mbaj.

Po qan,
voglushi im,
u nisa nga varri,
me shumë nxitim.

Arrita me erë,
lëviznin lisat në mal,
voglushi spo qan
ai u ndal,
u ktheva në varr,
Mëshira e Zotit,
nuk e la në vaj.

Gjirin tim e thithi,
askush nuk e pa,
unë jam e vdekur,
voglushin tim,
në vaj nuk e la.

Ngritem nga varri,
pa asnjë dyshim,
voglushi im i bukur,
vetëm mua,
më ka ngushllim.