>
LETERSISHQIP

Eklips

Jeta ime mbeti një ëndërr.
Ëndërr e jetuar para se ta shoh.

Jeta mi morri të gjitha,
unë nuk ia dhurova,
ato mi ka vjedhur në mënyrë të dhunshme,
madje, nuk më pyeti për to.

Sa keq,
a është e mundur,
personat e jetës sime,
të mbesin një e ëndërr e jetuar,
ëndërr, të cilën mund ta shohësh,
vetëm me sy të hapur.

Sa keq,
ëndrra ime më bën të qeshi,
shpeshherë më bën të flas në vete,
nganjëherë dukem i çmendur,
por, unë jam duke ëndërruar.
E di një gjë,
nuk më interesojnë se çka mendojnë të tjerët për mua.
Unë jam në ëndërr.

Ëndërra ime është eklips,
ia morri dritën jetës dhe e bëri të errët,
me të pushtoj realitetin dhe e bëri ëndërr.

Jeta ime ishte një apokalips,
shkatërroj çdo gjë që sillej afër meje.

Ëndërra ime e jetuar por jo e ëndërruar,
e mori ëmbëlsinë reale,
e bëri ëndërr të ëmbël.
Ëndërra e ëmbël,
mbeti një pasqyrë e realitetit të jetuar më parë.