>
LETERSISHQIP

Pse Mungon Nënë?

Thonë: "Koha shëron plagë"
Tek unë plaga mbeti e njejtë.
Koha kalon e mungesa jote në shpirtin tim rritet e rritet…
E din nënë!?
Zilja e orës shpesh bjen kot,
Mungon ti të më zgjosh e të më thuash: "Je vonuar për punë bir sot"
Kur të përmendi
Njerzit mundohen të më japin ngushllim,
Ata nuk e din si ndjehem në shpirtin tim.
Nënë Dhe njëherë të të thirrja,
e ti të përgjigjëshe qoftë dhe vetëm edhe një here
Të më përqafoje e unë në bazë të aromës të qëlloja ushqimin tim të preferuar
E ti të më thoje: "Zemra ime e diti se ti je umtuar"!
Më mungon vëzhgimi nga sytë tuaj,
Më mungon dhe kur më thoje: "Pse je vonuar?"
Dhe derën e shtëpisë kur e hapi
Unë pres të të shoh ty
Atëherë, më këputet gjysma e trupit
Sepse ti nuk je aty.
Nënë vitet ikun…
Kujtimet mbetën në letër dhe mendje
Fjala "Koha shëron plagë" tek unë nuk ekziston.
"Vdekja është e drejt" e unë me vdekjen tënde nuk pajtohem dot
Ti duhej të ishe afër meje dhe sot
Mundohem të gjej një pikë tënde tek vëllezërit e tuaj e motra jote
Por, kot, Jo dhe jo sepse më mungon prezenca jote.
Me ty nënë nuk bëj krahasim
Ti morre me vete një pjesë të shpirtit tim
Më fal nënë!
Ndoshta asnjëherë nuk e thash sa ishe gjallë
Por, përsëri më fal!
Ama dua të shoh sot sikur të ishe gjallë.
Mos më thuaj në ëndërr shko te tezja
As te motrat e mija mos më thuaj dot
Ti më mungon,
Prezencën tënde e kërkoj sot.