>
LETERSISHQIP

Meraku I Nenes

Me erdhi nena ne shtepi
E lodhur qe nga rruge e gjate
U ul perbri ne kanape
Dhe muabet beme ate nate

S'lame far e fis pa pergojuar
Te gjorret lemza i harboj
Dhe ja ashtu pa e kuptuar
Mesnata lehtazi kaloi

Te dyve syte po na rendonin
Ju luta fli se jam per pune
Pasi e binda qe te shtrihej
U shtriva, mora nje sy gjume

E vura zilen ne vibrato
U zgjova, u vesha, thashe te dal
Ne maj te gishtave po ecja
Ashtu i heshtur, i pafjale

Po nuk arrita te hap derren
Perpara meje, nena qe
Ne dore nje shall te bukur leshi
Vishe me tha, s'ta dhash dot dje

Te pragu i deres me percolli
E vura shallin, jo nuk qe ftohte
Po mos ta vija, do merzitej
Ta kundershtoja, gje e kote

Buzqesha dhe per pune u nisa
I qeshur, i shkel syrin henes
Hera e pare qe s'u besdisa
Nga meraku i perjetshem i nenes