>
LETERSISHQIP

Dua Të Jetoj, Që Të Vdes Me Ty

Dua të jetoj, që të vdes me ty,
e mbështjellë me dashurinë tënde,
të vështrohemi gjersa të fiket drita
dhe njeri-tjetrin të kemi në mëndje.

Të largohemi nga kjo botë pa u ndjerë,
të munduar prej jetës, të lodhur.
Me pak trishtim: nga ndjenja
për njeri-tjetrin, ende të pangopur.

Të betohemi se do të jemi bashkë,
në natën e errët dhe pa dritë,
ku s’do flasim, s’do të ndjejmë më,
në gjithësinë që të ngjall frikë.

Dua të jetoj, që të vdes me ty,
mbështjellë me dashurinë tënde!

Nga libri: “Shihemi në një tjetër botë” 2002