>
BIOSHQIP

Irma Libohova, Urime Dhe Surpriza Për Ditëlindje

14-04-2016
Këngëtarja e dashur për publikun për shumë vite më rradhë, Irma Libohova sot feston ditëlindjen e saj të 57-të. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet nga të gjithë ndjekësit e saj dhe njerëzit e afërm.
Motra e saj Eranda, e uron përmes një fotoje plot ngjyra. “Sot Irma ka ditëlindjen, është shumë e lumtur .... Edhe 100 të tjera të uroj motër, plot shëndet e dashuri”, ka qenë urimi i saj.

Nuk ka munguar edhe dhurata nga kryeministri Edi Rama, të cilën Irma e ka postuar në Instagramin e saj duke e falenderuar atë. “Faleminderit, Kryeministrit të vendit tim Edi Rama, për këtë dhuratë surprizë. E vlerësoj sinqerisht!” ka shkruar ajo krahas fotos të dhuratës
(Express)

Irma Libohova, Urime Dhe Surpriza Për Ditëlindje