>
LETERSISHQIP

Ky Dimer

C'i gjate ish ky dimer, c'i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
I mpire eshte gezimi, thua s'ngjallet dot.
Apo si ai q'u dergj nga nje lengate e gjate.
S'do mekembet kurre ashtu sic qe?

C'i gjate ish ky dimer, c'i ftohte ish.
Ne pusin e ndergjegjes mezi ndihen
Tingujt kambanash si renkim te mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqen, dot s'i ngjall,
Sa gjera u vyshken, me e keqe se vete vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadalte, o zot.

C'i gjate ish ky dimer, c'i pashprese ish.
Kinezet qe s'duken me ne udhekryq rrugesh
Por vete ata s'kane vdekur: qelqe dritaresh
Te stilit q'ata sollen vezullojne ngriraz
Duke derguar ftohtesine e tyre
Mbi mijera fytyra si prej maske kalimtaresh

Sa kohe valle do ti duhet
Genit te races ate maske te shpelaje.
Apo ne luften e maskes me lekuren
Maska do te fitoje me ne fund?

C'i gjate ish ky dimer, c'i acarte ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie. Ka gjume a s'ka nen dhe?

C'i gjate ish ky dimer, c'i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
Nen pluhur tempujsh, i lodhur shpirti im.