>
LETERSISHQIP

Nje Vajze

Duke te puthur pa te dashur
ne shpirt ai ty te plagoi,
buz'pergjakur nga t'kuqt e tu
si vrases tinez shkoj.
Krenar qe ty "te shtiu ne dore"
gjith shokve emrin tend ju tha.
Pran gotes birres per ty folen
ne park te dielave ata..
Dhe ti e vetme mbete
bosh mbene syte e tu ne net bilbilash
si sheshi i shkrete ku porsa ndodhi
nje katastrofe automobilash...
Tani, kur shkon rruges se Dibres
ata me sy te ndjekin pas.
Dikush me brryl i bie shokut,
-e sheh filanen? e ka pas...
Dhe ti ul koken, shpejton hapin
t'arrish tek shoqja sa me shpejt
te perserisesh fjalet standart
ah njelloj jane te gjithe djemt.
Te dyja t'ulura prane radios
do ndizni heshtur nje cigar,
tek supi i saj nen fjale lajmesh
nje cast dremitja do te marr
dhe do te coje ne nje rrug tjeter
me gjere, me bukur, dhe me re.
Atje ne sfond fabrikash njerzit
nga kembet sdo tu vene re.
Atje tek ecesh ne mes turmash,
ne nje grup djemsh, ndoshta midis,
dikush me brryl do ti bjer shokut,
-e sheh filanen? ishim miq...