TEKSTESHQIP

Jehona Sopi
Të Shkuara
Lyrics

Nga ajo ditë cigaren nuk e ndeza
nuk lexoj gazeta
Nga ajo ditë as kafen nuk e bleva
pa krehur rrugës eca

Thanë “Mos qaj”, më vjen të qaj
Thanë “Mos qaj”, Më vjen të shaj
Zemër, dhembje i thonë kësaj

REFRENI:
Nga ajo ditë gjumin nuk e fjeta
më nuk qesh, asnjë vakt nuk e ha
Nga ajo ditë e mbyllur në vetvete mbeta
Thanë “Të shkuara”
Nga ajo ditë e mbyllur në vetvete mbeta
Thanë “Të shkuara”

Rritemi, probleme miliona
godasin ditët tona
Secili lumë po rrjedh nga deti i vetë
T'forcon çka nuk të vret.

Thanë “Mos qaj”, më vjen të qaj
Thanë “Mos qaj”, Më vjen të shaj
Zemër, dhembje i thonë kësaj

REFRENI:
Nga ajo ditë gjumin nuk e fjeta
më nuk qesh, asnjë vakt nuk e ha
Nga ajo ditë e mbyllur në vetvete mbeta
Thanë “Të shkuara”
Nga ajo ditë e mbyllur në vetvete mbeta
Thanë “Të shkuara”

Të shkuara... Të shkuara...

Nga ajo ditë zotit i besova
Kokën lart po mundohem ta mbaj
Nga ajo ditë që zemrën ma këpute
lutem qofshin të shkuara

Zemer dhembje i thonë kësaj?
Nga ajo ditë zotit i besova
Kokën lart po mundohem ta mbaj
Nga ajo ditë që zemrën ma këpute
lutem qofshin të shkuara
Nga ajo ditë që zemrën ma këpute
lutem qofshin të shkuara

DËRGOI: