>
LETERSISHQIP

Dimri

qeni i zi u bë laraman, përton sot të leh
gjithkund u zbardhua sa të sheh syri
macja tronditet, me ngul kerkon nje streh
rrugeve te zëna me bore s'kalon njeri

ogjaqet tymojne e tymi si bajrak valvitet
motit te lig i shpall lufte, sfidon ket acar
si delet ne arë femijet varg renditen
rreth qymkes koftorit shtrijne kemb e duar

nje erë e ashper ne shpirte e ftohte
ngrijn cdo dritare, vallezon neper fshat
copezat e akullit nga catite shkrihen lotë
vazhdinisht rrjedhin, çikojnë si sahat

me dimrin vjen dhe nje mysafire bore
qe rilind me boren dhe stinen e bardhe
me tengjeren kësule dhe nje fshes ne dorë
qendrone prane shtepise si roje nje ushtarë

Më shumë nga Jeton Emroja