>
LETERSISHQIP

Gjella E Shën Mërisë Virgjër

Oj jet' e ëmbël,o shën mëri,
vjershin e ri ea na mbiso;
si do shurbier,si ti t'pëlkier,
ti bashk' mene nga e këndo.

na ning dimi ti të vandonjim,
ti të nderonjim si meriton;
se je fanmirë se na do mirë,
këta ti thomi,këjo baston.

cili njeri sa i lart' je,
sa gracje ke,mund nimëronjë?
vet' zoti inë ti di vandinë,
jatër gjuhë s'di ti këndonjë.

nd'atë dikret çi fjet karta,
vetëm sa lart ti qeve vënë;
neve të tjerët të bjerrt',të mjerët,
gjarpri mëkatat na pat ngrënë.

e bër' aposta për tënzonë,
shkele dimonë,i re pir mort;
ti vetëm qeve porsa u leve,
ndi trut' ia ngjoke,ia ngjoke fort.

jot ëm' shin ana me shin xhakinë
fimilë s'kinë e,pjot me lot,
e shertëruan,e agjëruan,
ashtu ti bjetin ka inzot.

me vute e meshë e raciuna,
me divuciuna e me hjidhi,
të kunçipirti,të parturti
shin ana e mirë ndi pjakëri.

kur ti u leve,e qiell e dhe
bëri hare ndir gjith' kundat;
haret' i solle kur ti dolle,
dolle si dielli e pamëkat.

tri vjet u mbille ndi një kuvend
bëre kutiend ti tënëzon';
i dhe nji lule,nji trëndafile,
i dhe të virgjrit çi lulëzon.

andaj zotinë tij t'u prejar,
t'u namurar e mir' të dish:
e të bekoi,të shëjtëroi,
e shpirti kurmin t'e bëri kish'.

nj'ëmgjëll aposta të suall mbashatën,
të suall uratën ndi kit modh';
- o e lumja grua,ti si e thua?
ti zoti in' për ëm' të zgjodh.

ti rispëndove:- u'jam e virgjër
si nji e virgjër mund jetë ëmë?
këjo mbashatë ning ësht' uratë;
pir nji të virgjër ësht' më se nëmë.

Ëngjëlli foli:- jo,se zotin'
tek vete hin,ning e danon
virgjinitatet e puritatet;
tek më e nget,më e ngjaron.

si pasikiri tek dielli hin,
ai ning e nxin,e dritëson.
mos kij pahur,mos kij timur:
vet' shpirti shëjt' vjen e të mbjon.


(1762)

Më shumë nga Jul Variboba