>
BIOSHQIP
Biografia
KEK eshte punk-rock grup nga Prishtina i formuar ne vitin 2000. Anëtarët e grupit: Anton Krasniqi (lead gitarë), Luan qorraj (gitarë), vokalisti edhe basisti i grupit ishte Matjan Hashani, bateristi "loni". Matjani pasi vrau femren e tij 23 vjeçare, vrau edhe veten.

Grupi është formuar në vitin: 2000, Prishtinë Dhe ka qenë aktiv deri në vitin: 2008

Albumët e grupit:
Live In Podrum, 2002 (demo album)
Live In Garazh, 2003 (demo album)

Në orët e para të mëngjesit të së dielës 6 Korrik 2008, një 24-vjeçar ka vrarë, në Prishtinë, të dashurën e tij dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, në rrugën "Nëna Terezë" afër Toskanës.

Sipas hetimeve të para të policisë, Matjan Hashani, i lindur në vitin 1984, me vendbanim në Obiliq, ka qëlluar fillimisht me armë zjarri të dashurën V.J., e lindur në vitin 1985 dhe me vendbanim në lagjen "Kodra e Trimave" në Prishtinë, e më pas ai ka qëlluar edhe veten.

Zëdhënësi Veton Elshani ka bërë të ditur se policia ka arritur në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta pas incidentit, ku dhe ka vërejtur dy persona të shtrirë në tokë, si dhe armën me të cilën është kryer vepra.

Pas kesaj tragjedie, grupi KEK u shua.