>
LETERSISHQIP

Trëndafil I Kuq!

Seq u drodh zemra
si acari qe ska të ndalur
dhe trëndafili i kuq
seq ra nga dora,
kalimtarë rasti
vazhduan të heshtur,
ne rrugët e ngushta
të mbuluara nga bora.

Në dyqanin e vogël
në pasqyrim u duk,
me mantelin e kuq
tek u hodh në përqafim,
flokët e zeza atij
seq i ranë mbi supe,
zemërthyer u shtanga
si trendafili im.

sa gjallëri kish qyteti në atë acar,
të gjithë sikur nxitonin mua per t'më kaluar,
u ndjeva i vogël dhe po aq vetmitar,
dhe thua borë s'binte por zjarr i tërbuar.

Seq rrodhi loti
e acari ska të ndalur,
e mantelet të bardha u bënë saora
ironi: manteli i kuq u kthye në të bardhë,
si petalet e kuqe qe i mbuloi bora.

Më shumë nga K.J