Kënga Magjike 2007
E rikthyer nga Amerika enkas për këtë festival të mrekullueshëm me këngën “Hape veten”, këngëtarja e njohur vlonjate, me zërin e saj potent, ka ngritur në këmbë sallën e Pallatit të Kongreseve. “Hape veten”, një këngë e shkruar nga Timo Flloko, orkestruar nga Darko Dimitrov dhe me muzikë të Flori Mumajezit, ka rrëmbyer përveç çmimit të parë me 529 pikë edhe çmimin e kritikës.
Në vendin e dytë të “Kënga Magjike 2007” është renditur çifti Soni&Flori me këngën “Fluturimi 3470” me 403 pikë. Me këtë këngë dy këngëtarët e njohur kanë rrëmbyer edhe çmimin “Kënga hit”. Ndërsa me vendin e tretë me 384 pikë është vlerësuar këngëtarja Elvana Gjata, “Ku jeton dashuria”, me të cilën Gjata është vlerësuar edhe me çmimin diskografik. Dje në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve festivalin e njohur e ka nderuar edhe vetë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha. Gjithashtu kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, por edhe deputetë të tjerë shqiptarë, si Blendi Klosi, Ben Blushi etj. Po dje në natën finale të “Kënga Magjike 2007” kanë qenë të pranishme edhe dy vajzat e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, Nada dhe Etida. Mbi një skenografi të mjeshtrit Bashkim Zahaj, ku ngrihen të larta porta kalash, me mure të rënda gri, ku ndërthuren elementet e mesjetës dhe metropolitanen, për tri net me radhë kanë performuar rreth 40 artistë të njohur mbarëshqiptarë. Spektakli i njohur “Kënga Magjike 2007”, i cili ngriti siparin në Pallatin e Kongreseve mbrëmjen e së premtes, është pritur me mjaft duartrokitje të zjarrta përgjatë tri netëve. Por gjatë gjithë spektaklit, regjisorët Agron Vula dhe Astrit Idrizi, të dy nga Kosova, kanë sjellë te publiku një imazh për t’u admiruar. “Kënga Magjike” është bazuar mbi skenarin e realizuar me mjaft finesë nga Aldon Lipe, mbi të cilin spektakli është realizuar nga vetë konkurrentët, nga këngët, performancat skenike dhe veshjet e zgjedhura të artistëve. Këngët pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2007” pas prezantimit tre javor në disa televizione shqiptare, në Kosovë dhe në Maqedoni, kanë qenë dyzet. Të ndara përgjysmë 20 në natën e parë dhe 20 në natën e dytë të garës. Gjatë garës 11 këngëtarët më të vlerësuar kanë qenë NRG Band, Hana Cakuli, Besa, Soni& Flori, Jehona Sopi, Anjeza Shahini, Elvana Gjata, Aurela Gaçe, Gili, Leonora Jakupi dhe Albëria të cilët kanë marrë nga 100 mijë lekë të reja. Festivali është drejtuar nga producenti i tij, Ardit Gjebrea. Ndërsa në panelin e të ftuarve të nderit është ulur kantautorja e njohur nga Maqedonia, Kaliopi, e cila ka qenë edhe pjesë e jurisë së bashku me bashkëshortin e saj. Por një nga surprizat e mbrëmjes së djeshme ka qenë edhe një kolazh i përgatitur enkas për nderim të presidentit të jurisë së “Kënga Magjike” mjeshtrin e muzikës Gaqo Çako. Një përmbledhje e këngëve më të mira të kënduar ndër vite nga artisti kanë ngjallur emocion në skenë e Pallatit të Kongresve nën interpretimin e Ema Qazimit, Limoz Dizdarit, Liljana Kondakçit, Myfarete Lazes, Edit Mihalit, Luiza Papës, Gaqo Çakos dhe Ardit Gjerbresë, shoqëruar me violinën e Ibrahim Madhit. Por surprizë ka qenë edhe pjesëmarrja e Tanës së “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” si dhe Xha Sulos në skenën e Pallatit të Kongreseve me nga episod të tyre!
Aurela Gaçe
“Jam tepër e emocionuar për çmimin me të cilën jam vlerësuar dhe për këtë këngë të mrekullueshëm dua të falënderoj gjithë bashkëpunëtorët e mi duke filluar me Timo Fllokon, Florin e Darko Dimitrov dhe familjen time. E vlerësoj faktin që këngëtarët e tjerë më kanë vlerësuar dhe më kanë parë miqësisht si një mikeshë dhe jo si një konkurrente. Padyshim edhe kënga ka qenë e bukur”
Soni& Flori
“Jemi shumë të emocionuar për çmimet. Nuk dimë ç’të themi dhe nuk mund të themi se kush mbart më shumë emocione. Padyshim që çmimet janë një stimul, por e rëndësishme për ne është që kënga jonë është cilësuar si kënga hit, dhe kjo do të thotë që ‘Fluturimi 3470’ është vlerësuar shumë si nga publiku edhe nga artistë që na votuan për të qenë në vendin e dytë”
Elvana Gjata
“Jam shumë e kënaqur dhe padyshim shumë e vlerësuar për çmimin e me të cilin më vlerësoi shtëpia diskografike. Ky çmim sigurisht më shtyn që të jem sërish pjesë e “Kënga magjike” në edicionet ardhshme. Por gjithashtu jam shumë e kënaqur edhe për renditjen në vendin e tretë dhe për këtë falënderoj gjithë këngëtarët pjesëmarrës të cilët më kanë votuar. Ndihem shumë e vlerësuar”.
fituesit
Çmimi i parë
Aurela Gaçe me këngën “Hape veten ti”
Çmimi i dytë
Soni&Flori me këngën “Fluturimi 3470”
Çmimi i tretë
Elvana Gjata me këngën “Ku jeton dashuria”
Çmimi i televizionit
Rezarta Shkurtaj me këngën “Jo natën”
Best alternativ
Erga Halilaj me këngën “Pa kthim”
Best dance
Julka me këngën “Bla, bla, bla”
Best rock
Grupi “Burn” me këngën “Nuk ja vlejti”
Magjia e parë
Rosela Gjylbegu me këngën “Për ne të dy”
Kantautori më i mirë
Albëria me këngën “Ik tani”
Best Group
NRG Band më këngën “Hajde me mu një natë”
Çmimi i publikut
Leonora Jakupi me këngën “Një herë në jetë”
Çmimi tendencë
Kastro Ziso me këngën “Gjinkalla që dashurohet në 2070”
Çmimi Çesk Zadeja
Gili me këngën “Mysafire nderi”
Çmimi “Jon music”
Besa me këngën “Pa yllin tënd”
Çmimi i kritikës
Anjeza Shahini me këngën “Nxënësja më e mirë”
Çmimi internetit
Berkan me këngën “Dashuri kronike”
Çmimi interpretimit
Aurela Gaçe me këngën “Hape veten ti”
Çmimi diskografik
Elvana Gjata me këngën “Ku jeton dashuria”
Çmimi paraqitja skenike më e mirë
Çiljeta dhe Endri& Stefi me këngën “Kur këndoja serenatë”
Kënga hit
Soni&Flori me këngën “Fluturimi 3470”
Çmimi best vokal
Jehona Sopi me këngën “Fustani i bardhë”
Kënga Magjike 2007 (Tekste & Video)
- 1Ku Jeton DashuriaElvana Gjata(Muz.: Flori Mumajesi, Tex.: Aida Baraku, Ork.: Flori Mumajesi & Darko Dimitrov)
- 2Dhe Sa KoheXhuliana(Muz.: Fabian Asllani)
- 3S'duaDorina Muçeku
- 4Nxenesja Me E MireAnjeza Shahini(Muz.: Armend Rexhepagiqi, Tex.: Aida Baraku, Ork.: Florent Boshnjaku)
- 5Akoma TonatVitmar Basha
- 6Mall Që DjegVedat Ademi(Muz.: Kledi Bahiti)
- 7Ik TaniAlbërije Hadërgjonaj(Muz.: Albërije Hadërgjonaj, Tex.: Albërije Hadërgjonaj, Ork.: Albërije Hadërgjonaj)
- 8Jena0290
- 9Mike MediatikeValbona Ostreni(Muz.: Adrian Hila, Tex.: Pandi Laço)
- 10Prane Zemres Me KeMateus Frroku
- 11Mi Mbyll SyteValon Shehu
- 12Nuk Te NjohLuar(Muz.: Flori Mumajesi, Tex.: Flori Mumajesi, Ork.: Flori Mumajesi)
- 13IluzionSamanta Karavella
- 14I PafatRezarta Shkurta(Muz.: Genti Lako, Tex.: Arben Duka, Ork.: Genti Lako)
- 15Ti Dikur Si Nje ZotJorida Zaimaj(Muz.: Alban Male, Tex.: Agron Tufa)
- 16Kam StresMaster Bass & 25%
- 17S'te NdiejAni Çuedari(Muz.: Klodian Qafoku, Tex.: Ani Çuedari, Ork.: Klodian Qafoku)
- 18NdjejHermes
- 19Dua Te Dal Dhe Te Kthehem PrapQelbanix
- 20AmerikaLori(Muz.: Armend Rexhepagiqi, Tex.: Aida Baraku, Ork.: Darko Dimitrov)
- 21BabyAlb Magji
- 22WowGilan G Ft. B2N
- 23Nje Here Ne JeteLeonora Jakupi(Ork.: Darko Dimitrov)
- 24NataFlaka Krelani
- 25Plazhi I KujtimeveLena
- 26EnergjiErresira E Jetes
- 27Me MungonJoana
- 28Bla Bla BlaJulka
- 29Princesha E KafeteriseJetmir Hyseni(Muz.: Armend Rexhepagiqi, Tex.: Aida Baraku, Ork.: Darko Dimitrov)
- 30Mysafire NderiGili(Muz.: Ilir Berani, Tex.: Ilir Berani, Ork.: Darko Dimitrov)
- 31Mua Nuk Ma NinEdita Sopjani
- 32Ne UdhekryqDjemte E Detit
- 33Zjarr I HarruarEvi Reçi
- 34Happy EndBlerina Osaj
- 35Pa KthimErga Halilaj
- 36Erdhi KohaBig Basta Ft. Shamsah
- 37E Shkuara, ShkonEmi Bogdo
- 38Pa Yllin TëndBesa(Tex.: Olti Curri)
- 39DimensionAnjeza Qose
- 40Hapa DashurieMarsida Saraçi & Arbër Arapi
- 41Kur Kendoj SerenateÇiljeta Ft. Stefi Prifti & Endri Prifti(Muz.: Adrian Hila, Tex.: Pandi Laço, Ork.: Adrian Hila)
- 42Endrrat Nuk Kane FundVini
- 43Dashuri KronikeBerkan(Muz.: Berkan & Ocko Vasilkovski, Tex.: Berkan, Ork.: Ocko Vasilkovski)
- 44Goc TrendiSeldi(Muz.: Genti Lako, Ork.: Genti Lako)
- 45Per Ne Te DyRosela Gjylbegu
- 46Hajde Me Mu Nji NateNRG Band(Tex.: Mithat Sadiku, Ork.: Darko Dimitrov)
- 47Fluturimi 3470Soni Malaj & Flori(Muz.: Flori Mumajesi, Tex.: Aida Baraku, Ork.: Flori Mumajesi)
- 48Nuk Ja VlejtiBurn(Muz.: Renis Gjoka, Tex.: Big Basta, Ork.: Burn)
- 49U ThaBlerina Matraku
- 50Veç Per TyNoizy
- 51Gjinkalla Qe Dashurohet Ne 2070Kastro Zizo(Muz.: Kastro Zizo, Tex.: Kastro Zizo)
- 52Fustani I BardheJehona Sopi(Muz.: Armend Rexhepagiqi, Tex.: Aida Baraku, Ork.: Darko Dimitrov)
- 53U SherovaHana Cakuli(Muz.: Armend Rexhepagiqi, Tex.: Aida Baraku, Ork.: Florent Boshnjaku)
- 54Hape VetenAurela Gaçe(Muz.: Flori Mumajesi, Tex.: Timo Flloko, Ork.: Darko Dimitrov)
Komente 0