Kënga Magjike 2001
Duket se në vitin 2000 bukuroshja gjermane Sabine Blumayer do të krijonte një fenomen, që më pas u kthye në traditë. E kështu ndodhi edhe në vitin 2001, kur tre femra krejtësisht origjinale dhe të ndryshme nga njëra-tjetra, arritën të përcillnin nga skena e Pallatit të Kongreseve emocionet e një festivali shqiptar. Kristen Pizani dhe Brigitte Serveni do të tregonin ndër të tjera edhe aftësitë e tyre për të folur shqip, ndërsa e mirënjohura Natalia Estrada do të shkëlqente me gjithë impulsivitetin dhe energjinë mesdhetare në natën finale, në krah të prezantuesit Ardit Gjebrea. Ky çift, arriti jo vetëm të përcillte emocione të jashtëzakonshme, por të krijonte edhe risi për skenën shqiptare, duke marrë veç duartrokitjeve të publikut, edhe vlerësimet maksimale të mediave. Ashtu si çdo vit, festivalit nuk i munguan as të ftuarit specialë dhe natyrisht pjesë e tij u bënë figura të njohura të muzikës shqiptare, si Liljana Çavolli, Avni e Nina Mula, etj. Juria e kryesuar nga shkrimtari Vath Koreshi, ka vlerësuar me çmimin e parë duetin e Rovena Dilos dhe Pirro Çakos, një këngë që shumë shpejt u kthye në hit.
Kënga Magjike 2001 (Tekste & Video)
- 1KerkojAgim Poshka(Ork.: Adrian Hila)
- 2MuzikaMira Konci & Redon Makashi(Muz.: Redon Makashi, Tex.: Pandi Laço, Ork.: Shpëtim Saraçi)
- 3Ne Hapat E TuaWest Side Family(Muz.: Kristi Popa, Tex.: Dr. Flori, Ork.: Kristi Popa)
- 4Zemer E TrazuarMyfarete Laze
- 5RefreniMiranda Hashani(Ork.: Darko Dimitrov)
- 6Ke NenenMihallaq Andrea
- 71000 Vjet VetmiMihrije Braha
- 8Hape ZemrenLiliana Kondakçi
- 9Ti Nuk E DiKozma Dushi
- 10Të KujtojLiria Dedvukaj(Ork.: Sokol Vulaj)
- 11Zeri Yt Me LedhatonFitnete Tuda
- 12Nga Dhe KuSpirit Voice
- 13Dashuria S'njeh Të HumburEtmond Mancaku
- 14Gjithmonë Do Të DuaThe Dreams
- 15Kete Here Do Te HarrojÇlirim Denaj
- 16Shqiptare Eshte Emri ImBlerina Shalari
- 17Nje Tjeter JeteMariza Ikonomi(Ork.: Edison Miso)
- 18Pa TitullIngrit Gjoni & Inis Gjoni(Muz.: Kristi Popa, Tex.: Dr. Flori, Ork.: Kristi Popa)
- 19I KeqiElton Deda
- 20Ushtari I PanjohurKristi Ft. Edit Mihali(Ork.: Kristi Popa, Prod.: Kristi Popa)
- 21Do Doja Te VijeVoltan Prodani
- 22Te CelAida Hani(Muz.: Aida Hani, Tex.: Aida Hani, Ork.: Kristi Popa)
- 23Ne Zemer Ju Futa Plot MallSilva Gunbardhi
- 24Endrra ImeRovena Stefa(Muz.: Alfred Kaçinari, Ork.: Alfred Kaçinari)
- 25Kerkoj Nje Ze FemieSelami Kolonja
- 26Ere VereFrancesk Radi
- 27Ika LargEneda Tarifa
- 28Për Një Çast Më Ndali ZemraRovena Dilo & Pirro Çako(Muz.: Pirro Çako, Tex.: Timo Flloko, Ork.: Shpëtim Saraçi & Benjamin Constant (AL))
Komente 0