Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


11/11/2005 - 13/11/2005
Pallati i Kongreseve, TIRANE
Prezantuesit: Ardit Gjebrea & Denada Dajlani
TV/Radio: TV Klan / Radio Klan
Eshte cilesuar si Festival i ndryshimeve te medha - Kenga Magjike 2005. Gjebrea producent dhe prezantues falenderon stafin, bashkepunetoret, artistet dhe ata qe mbeshteten kete aktivitet gjigand. Per tri nete rresht – 11, 12 dhe 13 Nentor, ne Pallatin e Kongreseve – Tirane, u zhvilluan netet finale te Festivalit, te transmetuara drejperdrejt nga TV Klan, RTV21 dhe RTV NRG. Cmimi Kenga Magjike 2005 fitohet nga Genta Ismajli ndersa surprizat e nates finale emocionuan publikun dhe telespektatoret. Presidenti i jurise Robert Radoja, u befasua me te papriturat qe sollen Yllka Mujo, Irma Libohova, Zana Cela dhe Gjebrea (iniciator i idese) me kenget e femijerise si dhe finalen e papritur kur Refik Halili ne emer te te gjithe brezave artiste – nxenes te Radojes, i dhuron profesorit nje makine. Bashkeprezantuese me Gjebrean eshte Denada Dajlani. Regjisorë jane Agron Vula dhe Astrit Idrizi edhe per tre edicione te tjera qe do te vijne me pas.

Trofeu magjik ka shkuar në Prishtinë. Me një këngë të kompozuar nga Adrian Hila, të titulluar “S’dua tjetër”, Genta Ismaili ka fituar çmimin e parë të Festivalit “Kënga Magjike”. Ajo ka marrë 292 vota nga kolegët e saj, duke u pasuar nga grupi “Aurora” me 269 pikë dhe Flori me 221 pikë. Mes dritash dhe shiut të improvizuar, 16 këngëtarët finalistë janë ngjitur në skenën e Festivalit “Kënga Magjike”. 16 kanë qenë dhe trofetë e ndara natën finale, duke i nxjerrë të gjithë fitues, të gjithë të kënaqur e të vlerësuar nga kjo mbrëmje. Pas dy netësh prezantimi dhe 16 të tjerave në ekranin e Tv “Klan”, mbrëmë në Pallatin e Kongreseve është mbyllur edicioni i shtatë i Festivalit “Kënga Magjike”, që ndryshe nga herët e tjera, ka ardhur nën regjinë e dy regjisorëve të rinj nga Kosova, Agron Vulaj dhe Astrit Idrizi dhe jo më të Vera Grabockës. Por duket se realizimi i një edicioni tërësisht të ri ka qenë qëllimi i producentit Ardit Gjebrea, i cili jo vetëm “ndërroi” regjisor, por ka ngulmuar në ndryshimin e pamjes së skenës. Skena e këtij vitit, realizuar nga skenografi Bashkim Zahaj nuk ka pasur asgjë të përbashkët me imazhet e edicioneve të tjera, larg klasikes, me një mori dritash që të jepnin herë-herë përshtypjen e një diskoje, por edhe një shi uji, që të krijonte një ndiesi të këndshme në një stinë vjeshte, fatkeqësisht të thatë. Por të gjitha këto risi kanë ardhur dhe si rrjedhojë e këngëtarëve pjesëmarrës në festival. Nëse herët e tjera janë dalluar edhe emra këngëtarësh me një eksperiencë të gjatë, si Libohova, Çako, Makashi, Konçi, etj, këtë herë skena i është dorëzuar e gjitha të rinjve. Në skenën e “Magjikes” është ngjitur një brez i tërë këngëtarësh, i preferuar nga publiku dhe që janë bërë të njohur gjatë viteve të fundit, qofshin këta nga Shqipëria, apo Kosova si Juliana Pasha, Jonida Maliqi, Flori, Genta Ismajli, Shpat Kasapi, Orinda Huta, Bleona Qerreti, Elvana Gjata, Soni, “Aurora”, Blero, etj. Në përshtatje me moshën e këngëtarëve kanë qenë edhe ritmet e këngëve të tyre, si hip-hop, regaton, pop-folk, dens dhe shumë më pak baladë, duke bërë për vete më tepër adoleshentët. Në kuadrin e modës, interpretimet e këngëtarëve janë shoqëruar me performanca koreografike, madje Julka është shoqëruar edhe nga një DJ (DJ A.N.D.Y). Sa për lookun e këngëtarëve, ai mund të quhet i “nxehtë”. Duke qenë se në “garë” është edhe një çmim “look”, këngëtaret janë paraqitur me veshje ekstravagante, ku mbizotëronin fustanët e shkurtër e dekoltetë e hapura. Në formë të re ka ardhur edhe prezantimi i festivalit. Në krahë të producentit dhe prezantuesit Ardit Gjebrea në skenë është ngjitur Denada Dajlani, një vajzë që dilte për herë të parë në skenë. Ajo solli një tjetër imazh prezantueseje, jo fort koketë e bukuroshe, siç jemi mësuar të shohim rëndomë, por simpatike, pa komplekse dhe e saktë. Mbrëmjes finale nuk i kanë munguar edhe surprizat. Gjebrea ka vënë të këndojnë jo vetëm shoqet e Pallatit të Pionierëve, por edhe deputeten Majlinda Bregu dhe politikanen Monika Kryemadhi, të cilat kanë kënduar bashkë me të një version të përpunuar të këngës “Dimëroj”.
Sa i përket trofeve, si tradicionalisht tre çmimet e para u përzgjodhën nga vetë artistët. Ndërkohë që nga interneti, telefonatat, radioja, u përcaktuan këngët më të pëlqyera të publikut, si “Kënga Hit”, “Çmimi i internetit”, dhe i “Spektatorit”. Ndërsa një juri e përbërë nga profesionistë si Robert Radoja në pozicionin e kryetarit, Edit Mihali, Zhuliana Jorganxhi, Irma Libohova, Zana Çela, Pirro Çako, Florin Kelmendi, Enkel Demi dhe Dr Flori, përzgjodhën çmimin e “Kritikës”, të “Interpretimit më të mirë”, “Çesk Zadeja”, “Magjia e parë”.

Një dhuratë nga ish-nxënësit
Nuk ka qenë thjesht një dhuratë simbolike. Ish-nxënësit e mjeshtrit Robert Radoja i kanë bërë atij një dhuratë surprizë, një makinë, që prof. Radoja, në të vërtetë nuk di t’i japë, por që do t’i shërbejë pa dyshim. Mbrëmë në skenën e Kongreseve, Gjebrea ka thërritur shokët e dikurshëm të pallatit të Pionierëve, Irma Libohovën, Zana Çelën dhe Yllka Mujon. Për ish-mësuesin e tyre nuk ka qenë e vështirë të gjejë pa gabuar zërat fëminorë të Arditit, Irmës, Zanës e Yllkës. Nga arkivat e festivaleve të fëmijëve ishin nxjerrë këngë të kënduara gati 30 vjet më parë, si Kënga e Gjyshes, për të vijuar me një këngë me ushtarë, aksione e mësime. Pas kolazhit me zërat fëminore, tashmë të rritur, Libohova, Çela, Mujo e Gjebrea kanë kënduar nga një refren të këngëve të tyre më të dashura, si “Gabimi i Mirelës”, “Na llogarisni edhe ne”, “Kënga e nënës”, të cilat edhe pse kënduar vite më parë janë të njohura edhe për fëmijët e sotëm. Kjo surprizë e shprehur në këngë, është shoqëruar edhe nga një tjetër. Një ish –nxënës i Robert Radojës, edhe pse nuk u bë dot këngëtar apo artist si moshatarët e tij, i ka dhuruar ish-profesorit një makinë në ngjyrë të kuqe.

Çmimi i parë Genta Ismajli
Çmimi i dytë “Aurora”
Çmimi i tretë Flori
Çmimi i “Kritikës” Tuna
Çmimi “Interpretimi më i mirë” Jonida Maliqi
Çmimi “Magjia e parë” Mirza Kërçelli
Çmimi “Çesk Zadeja” Juliana Pasha
Çmimi i internetit Genta Ismajli
Çmimi “Kënga Hit” “Aurora”
Çmimi i Publikut Shpat Kasapi
Çmimi “Paraqitja më e mirë skenike” Orinda Huta
Çmimi i producentit Tuna
Çmimi “Diskografi” Blero
Çmimi “Millenium” Soni
Çmimi “Melodi” Burim Hoxha
Çmimi Televiziv Bleona Qerreti
Çmimi “Kantautor” Flori
Çmimi “Best Dens” Julka


Zgjidhni me sa yje do votoni
 Mesatarja:  4.8 / Votuan:  37




teksteshqip.com © 2007 - 2017