TEKSTESHQIP

Kenge Popullore
Kam Ditë Që S'të Kam Parë
Lyrics

(strofa përsëritëse)

O kam dy ditë moj që s'të kam parë,
moj syzeza gushëbardhë

O me kë ke moj hedhur sevdanë,
moj syzeza gushëbardhë

O me një djalë o moj në mëhallë,
moj syzeza gushëbardhë

O hodha dorën moj mbi gjerdanë,
moj syzeza gushëbardhë

O mora dy trëndafila t'bardhë,
moj syzeza gushëbardhë

O një për çupë e moj një për djalë,
moj syzeza gushëbardhë