>
BIOSHQIP

“Shkodra Fest 3” Hap Dyert E Rregjistrimit Për Gjithë Këngëtarët

17-01-2017
Ka filluar rregjistrimi i artstëve në edicionin e tretë të festivalit "Shkodra Fest". Udhëheqësi i këtij eventi, njëherit dhe këngëtari i njohur "Eli-G" na bën me dije se sivjet, veç skenës gjigande dhe vlerësimin e artistëve, do ketë surpriza të mëdha, andaj i fton të gjithë artistët të marrin pjesë me projektet e tyre muzikore. Shkodra Fest këtë vit ka shtuar edhe kategorinë "Best Cover" për të gjithë artistët e talentuar që kanë një zë përfekt dhe janë interpretues shumë të mirë , mund të sjellin edhe këngët e interpretuar nga ato, në " COVERA" në këtë kategori ndahen 3 çmime , Çmimi parë , çmimi Best Vokal, çmimi Interpretimi më i mirë. Shkodra Fest, festivali i parë në llojin e vet mbahët për vitin e 3-të ndanë 15 çmime , këngëtarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia , Mali i Zi dhe Diaspora, kanë mundësi të promovojnë këngët e tyre dhe të vendosen për 1 super sfidë për të fituar çmimin e parë që është 5.000.000 lekë duke përfituar dhe 1 sukses të jashtëzakonshëm, gjithashtu Shkodra fest vjen në bashkëpunim më Radio Televizionin Shqiptar.

Me këtë pjesëmarrje, këngëtarët do munden të jenë shumë më afër artdashësve, e njëkohësisht të vlerësohen për atë që krijojnë.

(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)

“Shkodra Fest 3” Hap Dyert E Rregjistrimit Për Gjithë Këngëtarët