>
LETERSISHQIP

Vallja Gorare

Me nje shtyrje gjuri ngjitet
Me nje thyerje gjuri zbret
Sikur ecën nëpër vitet
Po çon historinë e vet

Sa shpalos një trill shamie
Nga mëngoret e mëdha
Del një re thëllëzërie
Ç’gushëkuqe e ç’guguçe ka

Me çdo palë fustanelle
Fllade mbledh, furtunë përcjell
Herë muros një mur kështjelle
Herë përkulet lule mbjell
Pa kur shenjë bën me vetull

Ç’gurrë gërrnetash rrokullis!
Njëqind shqipe mbledh nën sqetull
Treqind shqipe larg i nis
E me nje shtrëngim të dorës

Shoku shokun supit kap
Brof te shohë nga Guri i Gorës
Mbi Tomorr e mbi Korab
Nën opingat xhufkëkuqe

Tokën dredh e ajrin gris
Herë përzen një nisje lufte
Herë në hon një xhind gremis
Dhe nën vetëtimë të xhufkës

Shoku shokun rrok perkrah
Brof të shohë nga sheshi i luftës
Përtej maleve çfarë ka?
Me një shtyrje gjuri ngjitet

Me një thyerje gjuri zbret
Sikur ecën nëpër vitet
Përcjell historinë e vet…